Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Policia nis peticionin, kërkojnë ato që iu mohuan me ligj të pagave

    17/05/2023 19:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, përmes së cilit kërkohet përmirësimi i kushteve të punonjësve të këtij institucioni.

    Në këtë peticion përmendet Ligji i pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesat për punë të veçantë, klasifikimi me koeficient për stafin civil e shumë kërkesa të tjera.

    Në peticionin që u është dërguar policëve të Kosovës, kërkohet nënshkrimi nga të gjithë ata që kërkojnë sigurimin shëndetësor dhe Ligjin për Pensionim në Policinë e Kosovës.

    “Në bazë të ligjit mbi organizimin sindikal Nr.04/L-011, të Ligjit të Policisë Nr.04/L-076 dhe Statutit të Sindikatës, për shkak të pakënaqësive të punonjësve në Policinë e Kosovës, si njëri ndër hapat sindikal, Sindikata e Policisë së Kosovës organizon këtë peticion, përmes të cilit kërkohet nga të gjithë të punësuarit në Policinë e Kosovës ta nënshkruajnë këtë peticion, të gjithë ata që janë të pakënaqur me mungesën e kushteve dhe mirëqenies siç janë: Ligji i Pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesat për punë të veçantë, klasifikimi me koeficient për stafin civil, shujta ditore, shpërblimi për fund vit për performancë të mirë, tre pagat përcjellëse për të pensionuarit. Zbritja e përvojës së punës nga 0,5 në 0,25 për 15 vitet e para, sigurimi shëndetësor dhe jetësor, Ligji për Pensionim në Policinë e Kosovës, etj”, thuhet në peticionin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

    Në përshkrimin e këtij peticioni, thuhet se i njëjti do të ju dërgohet të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e policisë ngushëllon familjen e policisë që u gjet e vdekur të martën

    Sindikata e Policisë i shkon në takim Ministrit Sveçla, do t’ia dorëzojnë 14 kërkesat

    Kreu i Sindikatës së Policisë e demanton zyrtarin e VV-së për rrogën e policit 3 mijë euro

    Të Fundit

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.