Një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë me dije se tashmë ka nisur hetimet për rastin.
“HETIM I VDEKJES – Fsh. Hoq e Qytetit, Prizren 17.05.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.