Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Policia në katër raste konfiskon sasi të madhe të duhanit të kontrabanduar

    24/04/2023 12:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar 4 raste të ndryshme të prodhimit dhe kontrabandimit të cigareve dhe duhanit të papërpunuar.

    Në një rast në Viti, Policia ka bërë të ditur se ka gjetur e konfiskuar sasi të konsiderueshme të duhanit në forma të ndryshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Nga informacionet e pranuara në një rast është identifikuar një shtëpi banimi në Viti që është dyshuar për mall të kontrabanduar, ku më pas është bërë bastisja e shtëpisë dhe e objekteve përreth, me ç’ rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e duhanit në total 922.7 kg”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Prej tyre 577.10 kg kanë thuhet se kanë qenë duhan i grirë refuz, 88,80 kg duhan i grirë i paketuar në qese dhe 259 kg duhan i papërpunuar.

    Gjithashtu janë gjetur edhe 290 kg ambalazhe najloni për duhan dhe 497 kg ambalazh kartoni për duhan si dhe 1 makinë për ambalazhimin e duhanit.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti i dytë thuhet se është identifikuar në fshatin Mjak.

    “Gjatë vëzhgimit në një rrugë në fshatin Mjak, është vërejtur një veturë e cila ka hyrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, e cila pasi kishte vërejtur njësitë policore ishte larguar në drejtim të panjohur dhe pas marrjes së veprimeve për lokalizimin e saj, e njëjta është gjetur e braktisur dhe e ngarkuar me 12 mijë e 750 pako, në total 255 mijë copë cigare, sipas vlerës së tregut 22 mijë e 950 euro”, thuhet në njoftim.

    Në një rast tjerët Policia ka njoftuar se ka gjetur dhe konfiskuar 210 kg duhan të papërpunuar.

    “Po ashtu pas trajtimit të informacioneve inteligjente nga njësia e lartcekur është identifikuar një shtëpi e pabanuar, me ç ‘rast është gjetur duhan i papërpunuar në sasi prej 21 thasësh, pesha 10 kg, në total 210 kg. Malli dyshohet që është sjellë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është i kontrabanduar, ku i njëjti është sekuestruar për procedura të mëtejshme policore”, thuhet tutje në njoftim.

    Kurse në rastin e katërt Policia ka njoftuar se ka sekuestruar gjithsej 461 pako të duhanit pa dokumentacion përkatës.

    “Në vazhdën e marrjes së informacioneve rreth kontrabandimit me mallra, e në këtë rast atë të duhanit, në fshatin Ramnishtë, Viti, është ndaluar një automjet i ngarkuar me duhan të paketuar: Malboro 20 pako në sasi 500 gr. = 10 kg, Sobrani 80 pako, në sasi 500gr = 40kg, Davidoff 141 pako, në sasi 500 gr. = 70,5 kg, Slims Carelia 220 pako, në sasi 500 gr. = 110 kg, në total 230,5 kg, për të cilin nuk kishte dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastet e lartcekura thuhet se është njoftuar prokuroria përkatëse e cila ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘kontrabandim me mallra’.

    “Në dy nga rastet e lartcekura ndaj dy personave të dyshuar të identifikuar pas intervistimit janë iniciuar raste në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Republikës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, përfundon njoftimi i PK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Mbrojtja e Rexhep Selimit: Prokuroria e Hagës po përpiqet ta diskreditojë Policinë e Kosovës

    Motoristi bën manovra të rrezikshme në Gjakovë, vozitë vetëm në një rrotë

    Të Fundit

    Pamje nga festa e ditëlindjes së Gjestit, ja me kë festoi

    Pas një jave kërkim, gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.