Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Policia në Gjilan konfiskon 62 patentë shoferë gjatë muajit tetor

    01/11/2022 15:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur numrin e gjobave të shqiptuara për kundërvajtje gjatë muajit tetor në rajonin e Gjilanit.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore nga kjo drejtori, gjatë muajit tetor të këtij viti, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që ka mbuluar shtatë komuna, shkruan lajmi.net.

    Gjatë kësaj periudhe, policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar 5 mijë e 922 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

    “Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë këtij muaji në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve’’ ka dërguar në Qendrat e Kontrollit Teknik shumë automjete dhe për automjetet të cilat me procesverbal nga këto qendra janë konstatuar me parregullsi teknike janë përjashtuar nga trafiku ku ndaj vozitësve të këtyre automjeteve janë ndërmarrë masa ligjore. Po ashtu kjo njësi gjatë këtij muaji ka implementuar edhe planin operativ ‘’Makineria bujqësore – Mjetet e punës’’ duke shqiptuar kundërvajtje ndaj vozitësve të mjeteve motorike bujqësore të cilët gjatë kontrollit kanë rezultuar se nuk janë duke qarkulluar konform rregullave të trafikut rrugor. Nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i gjashtëdhjetë e shtatë (67) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, Hetim i gjashtëdhjetë e katër (64) aksidente të komunikacionit me të lënduar,Konfiskuar i gjashtëdhjetë e dy (62) patentë shofer”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

    Alban Hyseni i shpërblen me ekskursion falas në Shqipëri, maturantët e Gjilanit

    Sot protestohet para Komunës së Gjilanit për gruan që u përdorë për trafikim

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.