Policia me aksion në Podujevë për masat anti-COVID

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në qytete të ndryshme të Kosovës pas masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Policia sonte është parë edhe në Podujevë, ku sipas një qytetari i cili ka dërguar edhe një video, kontrollet po bëhen dhe po shqiptohen gjoba për mos mbajtje të maskës.

Përndryshe, edhe në raportet e policisë, shihet se gjobat për mosrespektim të masave për çdo ditë arrin afër 1000.

Reklama