“Italiani” është i njohur për përfshirjen e tij në konfliktet e kafeve të Prishtinës – që për pasojë lanë të vdekur dhe të plagosur. Rasti i fundit ka ndodh mbrëmë në “Bon Vivant”.
Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” ka mbetur mbrëmë i plagosur në sherrin me armë që ndodhi në kafen “Bon Vivant”.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ndaj Pajazitit, Policia ka lëshuar urdhër për ndalim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.