Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Përmes një postimi në Facebook, Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur me 17 maj në fshatin Nashec të Prizrenit.
I dyshuari është Besnik Ukaj nga fshati Korishë i Prizrenit.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, njofton Policia e Kosovës.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com
Postimi i plotë: