Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth sulmit seksual në Pejë, të cilin e bëri sot publik vetë viktima, alpinistja Mrika Nikçi.
Policia përmes një komunikate për media, bën të ditur se viktima është paraqitur në stacion policor më 27 shtator, rreth orës 21:30, dhe ka konfirmuar se i dyshuari e ka mbajtur pa dëshirën e saj dhe e ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit.
“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Wesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit”, ka thënë policia.
Policia ka konfirmuar se viktima ia ka dalë të largohet nga i dyshuari dhe e ka deklaruar ngjarjen, ndërkaq i njëjti, pas identifikimit u arrestua sot.
“Pёr tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, përfundon komunikata e policisë.