Një incident ka ndodhur sot në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së parë.
Në fushën e lojës, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, hyjnë tifozët vendas të cilët tentuan t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova.
Rreth këtij rasti, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka asnjë të lënduar.
“Ka pasur përleshje mes tifozëve, por policia ka intervenuar shpejt dhe është qetësuar situata pa pasoja”, deklaroi Bytyqi.