Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.