Policia ka dhënë detaje për plagosjen e dy personave në Kodrën e Trimave, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë persona të panjohur nga vetura kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy personave tjerë.
Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 03.10.2023-19:42. Është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë. . Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.