Detaje nga policia për personin e vdekur në Emergjencen e Ferizajt

Sot pasdite një femër pa shenja jete është sjell nga dy persona të panjohur në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Dy personat që kanë sjell janë zhdukur në drejtim të panjohur. Në lidhje me këtë rast Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Pasditen e sotme , rreth orës 15:08 , nga Qendra Emergjente e spitalit rajonal në Ferizajt, jemi njoftuar se është sjellur një person i gjinisë femrore, e moshës rreth 20 vjecare. Mjekët, nga kjo qendër kanë konfirmuar vdekjen e sajë. Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vdekjes, policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast!”, u shprehë Veseli.

Reklama