Gazeta Demos më herët njoftoi për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Në lidhje me këtë rast, detaje më të hollësishme kanë dhënë policia, saktësisht zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk ka pasur të lënduar.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti.
LEXO EDHE: