Në orët e hershme të mengjesit, Policia e Kosovës, nisi një operacion në dy rajone të vendit, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri, shkruan Gazeta Demos.
Këtë për Demos e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se operacioni ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.
”Informacion zyrtar Prishtinë, 19 mars 2025
Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani për Demos.