Këtë mbrëmje rreth orës 20:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani, me ç’rast është lënduar një person, shkruan GazetaDemos.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 20:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha ai.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes ka dalë dhe hetimet për rrethanat e këtij aksidenti kanë filluar.