Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Policia identifikon ngasësin që kishte drejtuar mjetin në kahun e kundërt në Gjakovë

    03/10/2023 16:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar ngasësin i cili po drejtonte makinën në kahun e kundërt të rrugës, shkruan GazetaDemos.

    Video e ngasjes ishte publikuar me datë 29.09.2023 , ndërsa më 03.10.2023 Policia e ka identifikuar atë.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të kontribuojnë në sigurinë rrugore”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Identifikohet automjeti dhe ngasësi që kishte drejtuar mjetin në kahun e kundërt, përkatësisht në kahun e ndaluar të lëvizjes (kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim dhe ishte shpërndarë në internet).

    Gjakovë, 3 tetor 2023 Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka arritur të identifikojë automjetin dhe ngasësin e tij i cili me datën 29.09.2023, kishte drejtuar mjetin në fjalë në kahun e kundërt, përkatësisht në kahun e ndaluar të lëvizjes në rrugën Prishtinë-Gjakovë në fshatin Rakovinë, rrugë e cila ka katër shirita të trafikut (nga dy shirita të lëvizjes në një drejtim).

    Kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim dhe ishte shpërndarë në internet (në një portal informativ). Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, shoferit të automjetit, ju është shqiptuar gjoba 150euro dhe një (1) pikë negative. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të kontribuojnë në sigurinë rrugore

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të kërkuar për vjedhje

    Policia patrullon me vetura inteligjente në katër komunat veriore

    Të Fundit

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do zbatohen nga 1 gushti

    Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Përmbytje shkatërrimtare në Teksas, shkon në 80 numri i viktimave – dhjetëra të zhdukur 

    Deputetët sot tentojnë për të 43-tën herë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Edhe sot temperatura të larta, maksimalja deri në 36°C

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.