Policia hungareze tha të enjten në një deklaratë se po ndalonte marshin e Krenarisë të komunitetit LGBTQ+ të planifikuar për 28 qershor.
Parlamenti i Hungarisë, në të cilin partia e krahut të djathtë Fidesz e kryeministrit Viktor Orban ka një shumicë të madhe, miratoi legjislacionin në mars që krijoi një bazë ligjore për policinë për të ndaluar marshimet LGBTQ, duke përmendur mbrojtjen e fëmijëve, shkruan CNN.
Kryebashkiaku liberal i Budapestit, Gergely Karacsony, u përpoq të anashkalonte ligjin kur njoftoi të hënën se, meqenëse marshimi i Krenarisë në Budapest do të jetë një ngjarje komunale, “nuk nevojiten leje nga autoritetet”.