
Qindra shqiptarë janë mbledhur përpara Gjykatave të Specializuara në Hagë, duke shprehur mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas raportimeve nga atje policia holandeze ka ndërhyrë, duke ndaluar shqiptarët që të grumbullohen në këtë zonë për shkak të rregullave të sigurisë.
Protesta zyrtarisht nis nga ora 14:00, e cila po zhvillohet për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, dhe për t’i dalë në mbrojtje luftës çlirimtare të Kosovës.