Sot ,pas informatave mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer kontrolle në rrugën Kralj Petri në Mitrovicë të Veriut.
Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:
– Një AK-47;
– Pesë karikatorë me municion të AK 47 ;
– 136 fishekë të AK- 47;
– Një çantë krahu;
– Dy radio-lidhje të dorës;
– Një radio lidhje për veturë;
– Dy mbushës radiolidhjesh;
– Një tytë shtesë e AK-47.
Sipas policisë, deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.