Policia e Kosovës ka gjetur sot një plantacion me rreth 20 mijë bimë kanabis.
Ato janë gjetur në brezin kufitar të Kosovës me Shqipërinë, saktësisht në fshatin Koshare.
Aksioni për gjetjen e këtyre bimëve është zhvilluar në orët e para të mëngjesit.
“Zyrtarë policorë nga DRPK-Perëndimi, që në ora 01:30, datë 16.09.2023, kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik. Në ora 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis). Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis”, thuhet në njoftim.
Për rastin janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i PTh-Gjakovë. Rasti do të vazhdojë të trajtohen në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë.