Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për të parandaluar zjarrvëniet e qëllimshme që rrezikojnë sigurinë publike dhe dëmtojnë mjedisin, sidomos gjatë muajve të verës.
Në një rast të evidentuar më 25 qershor 2025 në Komunën e Malishevës, një qytetar është identifikuar si përgjegjës për ndezjen e zjarrit në një hapësirë publike brenda një zone të banuar. Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 500 euro, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-071, neni 49, paragrafi 1.7.9.
Policia thekson se djegia e mbeturinave dhe materialeve të tjera është veprim i ndaluar me ligj, me pasoja të mundshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin çdo lloj djegieje dhe të raportojnë menjëherë rastet e tilla në numrin 192 apo te autoritetet lokale.
“Angazhimi dhe bashkëpunimi i secilit është vendimtar për ruajtjen e mjedisit dhe sigurinë e përbashkët”, përfundon njoftimi i Policisë.