Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Policia e Kosovës pajiset me pesë automjete dhe një qen të racës “Malinos Belg”

    24/06/2025 15:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në ambientet e Kampit Vrella, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë, përmes një ceremonie zyrtare, realizoi dorëzim-pranimin e pesë automjeteve speciale për njësinë me qen zyrtar – K9, si dhe të një qeni zyrtar të racës Malinos Belg, i dhuruar nga Ambasada e Francës.

    Sipas një njoftimi bëhet e ditur se në këtë ceremoni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Zëvendësministri në detyrë Bardhyl Dobra, shprehën falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e kapaciteteve operative të Policisë e në veçanti të njësisë K9.

    “Nga ana e tyre, Ambasadorët z.Gerard McGurk shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Olivier Guerot ambasador i Francës në Kosovës dhe Jorn Rohde ambasador i Gjermanisë në Kosovës, gjatë fjalimit të tyre potencuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, në këtë rast të njësisë K9”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu sipas njoftimit thuhet se ky donacion përfaqëson një element të rëndësishëm të bashkëpunimit strategjik me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtar në kuadër të projektit për luftimin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW). Gjatë viteve të fundit, përkrahja e vazhdueshme ka përfshirë ngritjen e kapaciteteve të trajnimit, donacionin e automjeteve dhe qenit zyrtar, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për trajnim.

    “Përmes këtij bashkëpunimi janë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet operative të njësisë K9 në fushat e parandalimit të krimit, reagimit në situata të rrezikshme dhe mbështetjes së operacioneve policore të specializuara, kapacitete këto të cilat u dëshmuan edhe përmes një ushtrimi praktik të zbatuar në poligonin e njësisë K9. Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen e OSBE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe riafirmon angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe rendit publik në Republikën e Kosovës, si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

    Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA-ja

    Të Fundit

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

    Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA-ja

    Bajrami: Jemi lodhur duke ia lëshuar rrugën Kurtit – po përdhos institucionet e Kosovës

    Sejdiu: Kurti s’pranon që bashkëpartiakët të kenë më shumë autoritet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.