Vetura me Patriarkun Profirje nuk është lejuar që të hyjë në Kosovë të hënën.
Autoritetet policore të Kosovës e kanë kthyer mbrapsht Patriarkun Profirije në vendkalimin kufitar në Merdare.
Porfirije ka tentuar të hyjë në Kosovë të hënën pavarësisht prej kushteve të vendosura nga Qeveria e Kosovës për lejimin e vizitës së tij në Patriarkanën e Pejës.
Ministria e Jashtme e Kosovës tha sot se kërkesa e Partiarkut Porfirije nuk është refuzuar, por se vizita e tij është ndërlidhur me distancimin e tij nga aktet e dhunës në veri të Kosovës.
“Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur distancimi nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”, thotë MPJD-ja.
Siç raporton portali në gjuhën serbe Kosovo-Online, patriarku serb qëndroi në makinë për disa minuta derisa kontrollohej nga policët e Kosovës, pastaj u kthye me veturë në drejtim të Kurshmlisë.