Policia e Kosovës në kërkim të këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët  e Kosovës në gjetjen dhe kapjen e Rexhep Sinanit i cili po akuzohet për veprën penale të mashtrimit.

Rexhep Sinani 63 vjeç, shtetas i Kosovës po kërkohet nga policia e Kosovës nën urdhëresë të nxjerrë nga Prokuroria Themelore.

Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 66, të KPP-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit në kërkim.

Sipas policisë bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm dhe presin që informacionet tuaja të kontribuojnë në lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij.

Reklama