Policia e Kosovës mëngjesin e së hënës ka zbarkuar në ”Pallatin e Rinisë”, ku po zhvillon një aksion.
Sipas informatave, aksioni po zhvillohet për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga persona të kësaj ndërmarrjeje.
Gazeta Demos ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacionet rreth këtij aksioni dhe është në pritje të përgjigjes për të mësuar arsyet zyrtare të këtij aksioni.