Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Policia e Kosovës dhe Dogana parandalojnë tre raste të kontrabandës me mallra

    10/10/2024 10:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë njoftuar se kanë parandaluar tre raste të kontrabandës me mallra, shkruan GazetaDemos.

    Në lidhje me rastet janë marrë të gjitha veprimet policore në koorddinim me Prokurorinë e Shtetit.

    “Rasti I – Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë  nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në  shtëpinë e personit të dyshuar në fshatin Rogoçicē,  komuna e Kamenicës. Gjatë kontrollit është hasur në mallra ushqimore prodhim serbe të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.  Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe  procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës.

    Rasti II – Më datë 09.10.2024 nga njësitet Task Forcës-Lindje është ndaluar një veturë me targa serbe drejtuar nga i dyshuari shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit është vërejtur se  në veturë kishte të ngarkuara 14 pako me cigare  pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit,  gjithsej 140000 mi copë cigare në vlerë rreth 15.000€. Me urdhër të prokurorit kompetent , malli dhe automjeti sekuestrohen dhe janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë,  ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Rasti III – Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë,   nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në  shtëpinë e të dyshuarit kosovar nga Kamenica. Gjatë kontrollit është hasur në  mallra si duhan, cigare të llojeve të  ndryshme me prejardhje serbe dhe pa banderolla, filtera për cigare etj, dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale në Kosovë”, ka bërë të ditur Dogana.

    Ndërkaq, përpos mallrave, janë kapur edhe monedha 2 euro  gjithsej 640€ të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

    Njofitmi i plotë:

    Parandalohen tre raste të  ‘Kontrabandës me Mallra’

    Policia Kosovës dhe  Dogana e Kosovës (Njësia  e  Task Forcës-Lindje) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare ku kanë parandaluar tre  raste  të  kontrabandës me mallra. Në të gjitha rastet veprimet policore veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

    Rasti I – Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë  nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në  shtëpinë e personit të dyshuar në fshatin Rogoçicē,  komuna e Kamenicës. Gjatë kontrollit është hasur në mallra ushqimore prodhim serbe të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.  Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe  procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës.

    Rasti II – Më datë 09.10.2024 nga njësitet Task Forcës-Lindje është ndaluar një veturë me targa serbe drejtuar nga i dyshuari shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit është vërejtur se  në veturë kishte të ngarkuara 14 pako me cigare  pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit,  gjithsej 140000 mi copë cigare në vlerë rreth 15.000€. Me urdhër të prokurorit kompetent , malli dhe automjeti sekuestrohen dhe janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë,  ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Rasti III – Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë,   nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në  shtëpinë e të dyshuarit kosovar nga Kamenica. Gjatë kontrollit është hasur në  mallra si duhan, cigare të llojeve të  ndryshme me prejardhje serbe dhe pa banderolla, filtera për cigare etj, dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale në Kosovë.

    Përveç mallrave të lartcekura janë hasur edhe monedha metali nga 2 € gjithsej 640€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara,  ku nga  Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- përkatësisht Njësia Rajonale në Gjilan  (NJRHKEK-Gjilan) është inicuar rasti  ‘Falsifikim i Parasë’ nga  neni 296 i KPRK-së. Me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë,  ndërsa i  dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të kërkuar për vjedhje

    Policia patrullon me vetura inteligjente në katër komunat veriore

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.