Një ngatërresë, bëri që futbollisti i Getafe-s, Abdoulaye Keita të përfundonte në rajonin e policisë.
Mëngjesin e kësaj të Premteje, policia shkoi në shtëpinë e sulmuesit të La Liga-s, aty ku ai ndodhej me partneren e tij dhe i vendosën prangat. Keita u arrestua me akuzat për dhunë dhe pjesëmarrje në një sherr të përgjakshëm.
Megjithatë, kur mbërriti në rajonin e policisë, 22-vjeçari zbuloi se ishte arrestuar gabimisht. Kur kishte ndodhur ngjarja në fjalë, Abdoulaye Keita kishte qenë në stërvitje me Getafen dhe nuk kishte asnjë lidhje me sherrin.
Më vonë zbuluan se Abdoulaye Keita ishte ngatërruar me vëllain e tij dhe e kishin arrestuar gabimisht. Menjëherë pas lirimit, futbollisti shkoi në stërvitjen e Getafes.