Bllokadat në të gjithë Serbinë kanë hyrë në ditën e tyre të shtatë. Në Zemun, ato zgjatën gjithë natën, nga ora 19:00, dhe ende vazhdojnë.
Dje, studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd mbajtën një marshim proteste kundër arrestimit të kolegëve të tyre.
Banorët e Kragujevacit ndërprenë me zhurmë dhe protesta një koncert të këngëtarit Dushan Svilar në sheshin Gjaçki, transmeton Telegrafi.
Studentët dhe qytetarët në Ingjija shkuan vetë në stacionin e policisë për të marrë dokumentet e tyre të identifikimit.
Një protestë e quajtur “Turni i Tretë” u mbajt në Leskovc, dhe studentët dhe qytetarë të tjerë bllokuan kryqëzimin në rrugën Gjorgj Stamenkoviq në solidaritet me punëtorët e fabrikës Jura.
Megjithatë në disa pjesë ata u përplasën me policinë dhe xhandarmerinë që kishin dalë për të liruar hapësirat që studentët i kishin bllokuar.