Dyshohet se Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në KEK, derisa sipas raportimeve në media aty po kryhen bastisje.
Dyshohet për keqpërdorimin e një tenderi, teksa pritet të ketë edhe arrestime.
GazetaDemos ka tentuar ta konfirmojë këtë informacion por as policia e as prokuroria nuk kanë dhënë përgjigje, deri në publikimin e këtij lajmi.
Të paqasshëm kanë qenë edhe nga vet KEK-u.