Policia e Shqipërisë ka lokalizuar dhe asgjësuar 12 mijë e 203 bimë dhe fidanë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa, në Shkodër.
Kjo u realizua në bazë të inteligjencës policore dhe monitorimit nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore.
Rastet konkrete:
-Njësia administrative Pult, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
-Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan:
Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre;
Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.
Sakaq, policia ka bërë të ditur se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.