Policia e Kosovës ka informuar se është arrestuar personi i kërkuar për sulm seksual në Prishtinë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme policia publikoi foton e të dyshuarit në Facebook, ku u bënte thirrje qytetarëve për bashkëpunim në identifikimin dhe arrestimin e tij, shkruan GazetaDemos.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Demos/