Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të arrestoj një shtetas të Shqipërisë i kërkuar nga Interpoli.
Ai sipas komunikatës është arrestuar të enjten nga njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së, kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga Interpoli.
“I dyshuari me urdhër arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale, respektivisht ‘kultivim të bimëve narkotike’. Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës ditë më parë ka arrestuar edhe një shtetas serb, i cili nga Serbia kërkohej përmes Interpoli