Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Zveçan, shkruan GazetaDemos.
I dyshuari u arrestua në fshatin Korilje të Zveçanit, dhe të njëjtit iu caktua masa e ndalimi prej 48 orësh.
Lajmin për GazetënDemos e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“R.A., i lindur në vitin 1960, është arrestuar në fshatin Korilje të Zveçanit”, tha Elshani.