Gjatë orëve të para të mëngjesit, u raportua se një polic është plagosur në Klinë, në shtëpinë e Priftit në fshatin Zllakuqan.
Vëllai i policit tregon për lajmi.net se ai është mirë dhe ndodhet në shtëpinë e tij duke u trajtuar dhe rikuperuar.
Ndërsa për rastin në fjalë, për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.