Njëri nga të përfshirët në plaçkitjen e argjendarisë në Suharekë është vrarë sot në Prishtinë.
Në operacionin policor të realizuar sot, është plagosur edhe një polic.
Për lajmi.net kanë konfirmuar se polici i plagosur gjatë këtij operacioni policor është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti ka ndodhur sot në rrugën “Arben Xheladini” në kryeqytet.Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje ende në lidhje me rastin.