Një polic ka mbetur i lënduar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës që u zhvillua në tri vende të ndryshme lidhur me rastin e grabitjes së armatosur që ndodhi para tetë ditëve në Suharekë.
E gjendja e tij shëndetësore, sipas njoftimit zyrtar të PK-së, është jashtë rrezikut për jetë.
“Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë policia.
Lëndimi i policit u bë gjatë aksionit policor, ku njëri nga të dyshuarit me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.
Më pas, policët që ishin prezent në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar.
Sipas Policisë, deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër që ende gjendet në kërkim policor.