Pjesëtari i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të Policisë së Kosovës, Alban Rashiti, ka nisur dëshminë e tij sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në kuadër të gjykimit për rastin “Banjska”.
I pyetur nga prokurori i çështjes, Naim Abazi, Rashiti ka përshkruar zhvillimet e 24-shtatorit 2023, ditën kur ndodhi sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.