“Policëve serbë ua jepni nga 50 euro për kafe, pse nuk po e shani Serbinë”, Çun Lajçi i reagon mërgimtarit që shau Kosovën

Një mërgimtar i revoltuar me pritjen e gjatë në kufirin Kosovë-Serbi ka shpërthyer duke sha e fyer shtetin e Kosovës.

Mërgimtari është shprehur i nervozuar para kamerës së T7, e gjuha e këtij mërgimtari ka bërë që të reagojë aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

Ai shprehet i mërzitur me mërgimtarin që shau, ku thotë se po e shajnë shtetin ata që i kanë të gjitha të mirat ku jetojnë.

Lajçi shkruan se po i vjen rëndë kur po shajnë, pasi që po e shajnë shtetin dhe jo ata që e shkatërruan.

Ai i pyet se pse nuk po ia shani Serbinë policëve serbë?

Postimi i plotë:

Po ma shajnë shtetin

Po ma shajnë shtetin, do që i kanë të gjitha t’mirat atje ku jetojnë.

Po ma shajnë e qebesa mua po m’vjen randë!

Do që jetojnë përjashta po vinë n’Kosovë e po shfryhen tue sha kur gazetarët po i pysin se si kaluen n’Kosovë!

Ta q**sha shtetin po thonë kur po dalin n’Merdare. Jo kryeministrin, as kryetarin e partisë dytë e tretë. Jo, ata s’po i shajnë, po atdheun! E atdheu çfarë faji ka, kur e shkatërroi i unti, hajni, i forti, injoranti!

Çfarë shteti asht ky? Çfarë policie asht kjo, bertasin n’mikrofon?

E pse?

Se po kërkojnë me pasë ate që shteti im s’e ka! Fuqinë e ligjit zviceran e gjerman! Atyne m’ua sha shtetin e ke prekë gjarpnin!

S’di Serbia a e ka, se policëve serb nuk po ua shajnë Serbinë, as kur po i denojnë pse janë shipca, as kur po duhet m’ua dhanë për kafe 50 eu! Jo, se i pret hapsanja!

Vetëm shqiptari ngihet liri e s’përton me vjellë!

Reklama