Mbrëmë në fshatin Varragë të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, i cili furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Sot Policia e Kosovës ka shtuar numrin e tyre në veri.
Ndërsa nga mediat lokale në Mitrovicë janë publikuar pamje ku shihen policët në marsh duke bërë ndërrimin, lëvizin këmbë nga lagjja e Boshnjakëve për në stacion.