Një 85 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 në Pogradec. S.K. është dërguar në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur që t’u shpëtojë plagëve të marra.
Më herët, i moshuari ka tentuar disa herë të vetëvritet. Në momentin e ngjarjes, 85 vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar.
85 vjeçari ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur. Mësohet gjithashtu se i moshuari vuante nga skleroza.