Juventusi po pret shumë nga Paul Pogba, i cili u rikthye në Itali pas pesë vjetësh qëndrimi në Manchester United.
Mesfushori francez është i vendosur për ta rikthyer formën e dikurshme, të cilën e kishte shfaqur në Torino.
Dhe, kampioni i botës me Francën i ka treguar aftësitë e tij edhe në njërën prej stërvitjeve të “Bianconeri”.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, respektivisht në Tëitter, 29 vjeçari shihet duke bërë lëvizje impresionuese, të cilat i lanë gojëhapur të gjithë.
Paul Pogba’s crazy feet in training. 🖤🤍 pic.twitter.com/FZRLJc9KdQ
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 18, 2022
Pogba po tregon se ende nuk është i mbaruar dhe se për të do të jetë një rilindje kjo në Torino pasi në “Old Trafford” nuk e kaloi një eksperiencë dhe aq pozitive.
Me Pogban dhe me përforcimet tjera, Juve synon të rikthehet protagoniste në futbollin italian dhe në atë evropian.