Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti pasi tash së fundmi, Qeveria mirato masat e emergjencës në furnizim me energji.
Ai kërkoi strategji nga shefi i qeverisë, pasi shpallja e gjendjes emergjente në sektorin energjetik është e pakuptimtë për të.
Ligjënësi opozitar pyeti pushtetin se “pse nuk e kanë bërë asnjë hapë institucionalë?.”
“Ku është strategjia kryeministër, ju thoshit njëherë strategjia tani projekti, kurse tashmë njëherë projekti tani strategjia. Kurse tani na thoni mbështetna ta shpallim gjendje emergjente. Çka po dojmë me mbërri me këtë? Asgjë nuk dëgjuam nga ministrja diçka emergjente. Pse sot gjendje emergjente? A po doni e shit energjinë apo po doni me ndalë? Çka po ndodh kështu? Ku është A5-shi, kryeministri tha se është në remont? Ju me ose pa dashje po don me shfrytëzu këtë hapësirë juridike me importu energji njëburimore. Pse nuk e bëtë asnjë hapë institucionalë. Pse nuk po merreni me seriozitetin e shtruar energjetik”, tha Shala.
Mes tjerash, ai deklaroi se i tërë sektori energjetik është në kolapsin financiar. Ndërkohë, theksoi se kryeministrin Albin Kurti “ose nuk po e dëgjojnë zyrtarët e tij, ose po ia pinë cigaren tinëz”.
“Nuk është marre me pranu gabimin. Dhe sot përsëri po kërkon me u fsheh pas gjendjes emergjente në gusht. Kjo është e pakuptimtë kryeministër, ose nuk po të dëgjojnë ose po ta pinë duhanin tinxa. Ktheju komptencës, ktheju profesionistëve në KEK që e ki lon me U.D tash edhe KOSTI-n”, deklaroi ai në seancën e Kuvendit.