Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Jarinjës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kontrabandimit me migrantë.
Sipas raportit zyrtar të policisë, i dyshuari – një mashkull kosovar – është ndaluar mbrëmjen e 8 prillit rreth orës 20:00, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij janë hasur tre shtetas të huaj nga Nepali (dy meshkuj dhe një femër).
Gjatë kontrollit, në veturë është gjetur dhe sekuestruar edhe një rrethatore për fishekë si dhe një telefon celular që dyshohet të ketë qenë i përdorur për veprimtarinë ilegale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërsa migrantët janë trajtuar nga njësia policore për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.