Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Po ashpërsohet lufta tregtare me SHBA-në: Kina redukton filmat amerikanë

    10/04/2025 21:26
    Washington, DC - April 2: President Donald Trump holds a chart as he announces a plan for tariffs on imported goods during an event Wednesday, April 2, 2025, in the Rose Garden at the White House. At right is Commerce Secretary Howard Lutnick. (Photo by Demetrius Freeman/The Washington Post via Getty Images)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kina ka njoftuar se do të redukojë në mënyrë të moderuar numrin e filmave amerikanë që shfaqen në kinematë e saj, si kundërpërgjigje ndaj tarifave të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

    Lajmi u bë i ditur sot nga Televizioni Qendror Kinez duke cituar burime zyrtare të autoritetit rregullator të industrisë së filmit në Pekin.

    Zëdhënësi i këtij autoriteti deklaroi se vendimi i SHBA-së për të vendosur tarifa të reja ndaj mallrave kineze është “i paligjshëm” dhe se kjo do të ndikojë negativisht në perceptimin e filmave amerikanë nga audienca kineze, përcjell Periskopi.

    Aktualisht, Kina operon me një sistem kuotash të rrepta për filmat e huaj, ku vetëm një numër i kufizuar i tyre lejohen të shfaqen çdo vit dhe duhet të kalojnë më parë filtrin e censurës shtetërore.

    Kjo masë vjen në të njëjtën ditë kur kanë hyrë në fuqi tarifat hakmarrëse të Kinës prej 84% ndaj importeve nga SHBA, pas vendimit të Uashingtonit për të rritur tarifat e tij në 145% për mallrat kineze.

    Presidenti Donald Trump, duke e justifikuar vendimin, akuzoi Kinën për një “mungesë respekti” ndaj rregullave të tregut global.

    Ekspertët e tregtisë dhe të industrisë së filmit shprehen se kufizimi i filmave amerikanë mund të mos ketë ndikim të madh ekonomik për SHBA-në, por ai përbën një mesazh të qartë politik nga Pekini se lufta tregtare ka kaluar edhe në fushën e kulturës dhe ndikimit të butë. (A2 Televizion)

    Artikuj të ngjashëm

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    Të Fundit

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    “Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.