Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku siç mësoi GazetaDemos nga burimet e veta, dy persona mbetën të plagosur. Të njëjtit u dërguan në QKUK, teksa në Qendrën Emergjente po vazhdojnë trajtimin mjekësor, raporton GazetaDemos.
Policia pasi doli në vendin e ngjarjes ku dhe kreu ekzaminimin e nevojshëm për prova, u aktivizua për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve, me çrast për pak kohë u identifikuan dy persona.
Njëri nga ta ra në prangat e Policisë, teksa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për të rinjtë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka.
Gjendje e lënduarve sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla është stabile, teksa theksoi se tutje do të shikojnë se si do të vazhdojë trajtimi i tyre.