Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shkuri Jasharaj, ka konfirmuar se rrugët që qojnë në Shtërrpcë janë të bllokuara, e se për pak pritet të filloj intervistimi i të dyshuarit.
“Rrugët janë të bllokuara, në dy anët. Nuk mund të shkohet në Shtërrpcë, pasi janë bllokuar rrugët, në dy anët. I dyshuari tashmë është në stacion, dhe pritet për pak të fillojë intervistimi i tij”, ka thënë Jasharaj për Nacionalen.
Tutje ai ka konfirmuar se mosha e të plagosurve është 11 dhe 21 vjeç.
“Mosha u ngatërrua njëherë, por zyrtare është se ata janë 11 dhe 21 vjeçar”, ka thënë kryeprokurori.
Kujtojmë se i dyshuar kryesor deri tash për aktin është një pjestar i FSK-së.