Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndodhi sot në Prishtinë, të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, raporton GazetaDemos.
Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku tha se gjendja e dy të plagosurve është stabile.
Gjendja është stabile janë dy të plagosur, pritet edhe një ekzaminim dhe të shohim me i vendos në repart ose me e vendos njërin në sallë por kryesorja janë në gjendje stabile”, tha Çitaku për Demos.
Çitaku shtoi se dy personat janë plagosur në regjionin e poshtëm të trupit.
Ndërkaq lidhur me rastin, më herët policia njoftoi se është arrestuar njëri prej të dyshuarve.
GazetaDemos po ashtu ka sigurar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen policia.