Një person është plagosur dje në fshatin Baran të Pejës, shkruan GazetaDemos.
Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë akt është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.
GazetaDemos merr vesh se i dyshuari tashmë është dorëzuar në Polici, mirëpo ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek plagosja.
Ja çfarë shkruhej në raportin e Policisë për këtë rast:
Fsh. Baran i Epërm, Pejë 11.12.2022 – 07:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.