Gjatë ditës së sotme u raportua për një plagosje në Mitrovicë.
Rastin për GazetënDemos, e ka konfirmuar Zëdhënësëi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Tutje bëhet e ditur se personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq njesitet relevante po vazhdojnë me hetime.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është derguar për tretman mjeksor. Njësitet relevante jan duke vazhduar rrjedhën hetimore”.