Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, nesër aksion simbolik para Policisë së Kosovës

    06/08/2024 13:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata joqeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nesër pritet të zhvillojë një aksion simbolik para stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë, pas plagosjes së një gruaje të martën në Bresje të Fushë Kosovës.

    Në një njoftim për media, bëhet e ditur se aksioni do të fillojë në orën 11:00.

    “Ju ftojmë të na përcillni nesër në një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Aksioni vjen si kundërpërgjigje ndaj tentim-vrasjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, i arrestuar dy ditë më parë për dhunë në familje. Urojmë të na bashkangjiteni,” thuhet në njoftimin e tyre.

    Ndërkohë, gruaje e plagosur po vazhdon të trajtohet në QKUK.

    Mjeku kujdestar Dr. Ejup Govori, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të gruas.

    Govorit tha për Gazetën Demos se gjendja e gruas për momentin është stabile, ndonëse lëndimet janë serioze.

    “Gjendja për momentin është stabile, lëndimet janë serioze dhe gjendja mundet të keqësohet për shkak se lëndimet janë në pjesët vitale të trupit edhe në gjoks”, deklaroi Govari.

    Kurse nga Policia Rajonale në Prishtinë, kanë thënë se për këtë rast tashmë është arrestuar i dyshuari.

    “Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” ka thënë Flora Ahmeti.

    Artikuj të ngjashëm

    Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë

    Gjendet e vdekur një 75 vjeçare në banesë në Fushë Kosovë, Policia dep detaje për rastin

    Një grua bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.